Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Publikohet  lista e notareve të rinj

Publikohet  lista e notareve të rinj

Ministria e Drejtësisë ka publikuar listn e kandidatëve që kanë dhënë provimin për noterë të rinj.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij dikasteri qeveritar kandidatët që nuk janë të përfshirë në këtë listë nuk e kanë e kaluar provimin për noterinë. Prandaj, të njëjtit rekomandohen se kanë të drejtë për ankesë brenda tri ditëve që nga publikimi i rezultateve përfundimtar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

Tema e emërimit të noterëve në vazhdimësi ka shkaktuar përplasje ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Sa ishte në opozitë, ministrja aktuale Albulena Haxhiu e kishte akuzuar ish-ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, se procesin e rekrutimit të noterëve e ka shndërruar në proces të punësimit të militantëve partiakë.

Ndërkohë me të marrë pushtetin e para e kishte anuluar provimin e mbajtur në kohën e të dytit. Ish-ministri Tahiri, e kishte quajtur të paligjshëm këtë anulim dhe kishte paralajmëruar ministren  Haxhiu, se do të ballafaqohet me padi gjyqësore për këtë veprim. Në anën tjetër, mediat para pak dite kishin lajmëruar se rekrutimi i militantëve politikë ka qenë prezent edhe në këtë proces.

Kjo është lista e plotë e atyre që e kanë kaluar provimin e noterisë sipas Ministrisë së Drejtësisë.