Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?

Extra AL PVC

Një tjetër tentativë për ndërmjetësim nga Brukseli për çështjen Kosovë – Serbi, në pikun e debateve mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë.

Brukseli i druhet përshkallëzimit të marrëdhënies mes dy vendeve dhe për këtë arsye ka ftuar përfaqësues të dy qeverive më 27 shkurt për të biseduar rreth çështjes. Por deri tani, ftesën e BE-së për datën 27 shkurt, duket se nuk e ka konfirmuar asnjëra nga palët.

Profesori amerikan, Daniel Server, ekspert i Ballkanit, thotë se takimet e niveleve të larta me ndërmjetësim të Brukselit zakonisht nuk kanë prodhuar rezultate.

Dinari nuk është pjesë e procesit të dialogut

DW kontaktoi edhe kabinetin e kryeministrit Kurti, i cili sqaroi se Kurti do të ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar në ato data dhe rekomandoi të kontaktohej kabineti i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, njëkohësisht edhe kryenegociator idialogut me Serbinë.

Sipas zëdhënësit të zëvendëskryeministrit Bislimi: “Rregullorja e BQK për operacionet me para të gatshme (apo ajo që po tentojnë ta quajnë ‘çështja e dinarit’) nuk është pjesë e procesit të dialogut.

Në këtë takim të thirrur, kryenegociatori apo dikush nga ekipi negociues nuk do të shkojë, meqë siç thamë, kjo nuk bën pjesë në procesin e dialogut. Për pjesën tjetër, nëse shkon ndonjë përfaqësues tjetër apo kush do të jetë ai, do të mbaheni të informuar”.

Ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiç e kërkoi një takim të tillë publikisht pak ditë më parë, gjatë një daljeje për mediat nga Konferenca e Sigurisë në Mynih.

“Më duket se BE nuk mundet ose nuk do të ndërmarrë veprime kundrejt Prishtinës, e cila jo vetëm zbaton masa të njëanshme por edhe kërkon spastrim etnik të serbëve në Kosovë, me çdo formë të mundshme” – tha Vuçiç para gazetarëve në Mynih.

Daniel Serwer, drejtues i departamentit të Menaxhimit të Konflikteve në universitetin “John Hopkins”, njëkohësisht me eksperiencë të gjatë në studimin e konflikteve në Ballkan, thotë për Deutsche Welle se “Asnjë nga këto takimet e nivelit të lartë mes palëve, nuk kanë pasur dhe aq rezultat”.

Serwer e kupton vendimin e BQK-së si pengesë të përdorimit të dinarit serb vetëm për kryerjen e transaksioneve. “Kjo më tingëllon si praktikë që ndiqet në shumë shtete. Në Shtetet e Bashkuara, me sa unë kuptoj, e vetmja monedhë e ligjshme është dollari” – thotë ai për DW.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron përdorimin e dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë, si një mjet që furnizon trafiqet e paligjshme dhe grupet kriminale në veri. Pas vendimit Shtetet e Bashkuara dhe BE i kërkuan qeverisë së Kosovës që t’u jepte qytetarëve serbë me tepër kohë për t’u mësuar me realitetin e ri dhe i kujtuan kryeministrit se mund të humbiste shumë nga partneriteti strategjik.

I drejtpërdrejtë dhe i ashpër, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë veprime të njëanshmepa u konsultuar me to dhe se “situata ka ndikuar ka marrëdhënien mes dy vendeve”.

Ndikimi në marrëdhëniet dypalëshe nuk u pranua nga qeveria e Kosovës, megjithashtë Banka Qendrore e Kosovës doli me një tjetër vendim pak ditë pas të parit, që tha se “kishin hartuar një tjetër plan me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet e tjera financiare”.

Që pas daljes së rregullores për ndalimin e dinarit serb në veprimet financiare, qeveria e Serbisë e ka konsideruar vendimin si spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë, pretendim i cili u artikulua edhe gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ku Serbia dhe Rusia artikuluan njësoj rreth çështjes së dinarit.

“Pretendimi për ‘spastrim etnik’ është i pavërtetë. Por është e rëndësishme për Prishtinën që të sigurojë sa më mirë që të mundet që interesat e të gjithë qytetarëve të saj të jenë të mirëpërfaqësuara. Këtë duket se e mundëson një periudhë tranzitore, e ndjekur më pas me rregullimet e nevojshme” – analizon Serwer.

Përdorimi i dinarit serb në kryerjen e veprimeve financiare në Kosovë u ndalua me ligj që nga 1 shkurti. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ngjalli reagime të shumta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar. /DW/

spot_img

Të fundit

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush...

Një tërmet me magnitudë 6 godet Argjentinën

Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur San Luis,...

Hasani në OKB, pritet firmosja e marrëveshjeve për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në...

Një grua sulmohet fizikisht nga djali, ai arratiset pas raportimit në Polici

Një grua në Gjakovë është sulmuar dje fizikisht nga djali i saj. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati. “Viktima kosovare është sulmuar fizikisht...

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë shembul i idealit të lirisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka thënë se...