Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Më shumë se 40 rrjete ruse të spiunazhit u zbuluan në Ukrainë

Më shumë se 40 rrjete ruse të spiunazhit u zbuluan në Ukrainë

 

Autoritetet ukrainase zbuluan 47 rrjete ruse të spiunazhit që vepronin brenda vendit vitin e kaluar.

Vasyl Maliuk, kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU), e bëri të ditur këtë gjatë një konference televizive në Kiev, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se më shumë se dy mijë të dyshuar ishin arrestuar që nga fillimi i luftës.

“SBU është, ishte dhe do të jetë një bisturi në duart e popullit ukrainas, i cili do të zhdukë këto fenomene të turpshme, të cilat unë i kam renditur, si tumoret kancerogjene”, u shpreh ai.

Powered by WordPress