Shumë fëmijë këtyre ditëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e gripit sezonal. Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se fëmijët kryesisht vijnë me ankesat për ethe, temperaturë, skuqje fyti dhe kollë e thatë.
Javët e fundit shumë qytetarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, janë infektuar nga virozat e stinës, që zakonisht pasohen nga simptoma si ftohje, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje trupi dhe temperaturë.
Kështu është shprehur për Radio Kosovën Valbona Dermaku, specialiste e Pediatrisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.