Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > BDI i kërkon VMRO DPMNE të deklarohet kundër Rusisë dhe pro Evropës

BDI i kërkon VMRO DPMNE të deklarohet kundër Rusisë dhe pro Evropës

Bashkimi Demokratik për Integrim beson se VMRO-DPMNE vazhdon ta perceptojë barazinë në shoqëri si shantazh.

BDI nëpërmjet një komunikate thekson se VMRO DPMNE fatkeqësisht i refuzon idetë progresive për shkak të ngecjes në mendjen konservatore të dominimit të imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët.

“Kërkojmë nga VMRO DPMNE të kapërcejë vetveten, të pranojë barazinë në shoqëri dhe në të njëjtën kohë të deklarohet kundër Rusisë, për Evropën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-Putiniste të kandidates së tyre ruso-nostalgjike Gordana Davkova, të mundur dikur. Bashkimi Demokratik për Integrim beson se qytetarët e vendit tonë janë të bindur për idetë progresive të Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për stabilitetin e vendit dhe formimin e tij euro-amerikan. Këtë do ta vërtetojnë më 24 prill dhe 8 maj. Prandaj është e nevojshme që të gjithë zërat të përqendrohen tek dr. Bujar Osmani, për të mundësuar ndryshimin e Kushtetutës  për zgjedhjen e presidentit dhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, me të cilën do të shkojmë me vendosmëri drejt BE-së. Me këtë po e ndihmojmë shtetin, qytetarët, si dhe VMRO-në dhe LSDM-në, sepse gjetëm mënyrën se si të arrijmë “gjithçka në një”. Vetëm me përpjekje të tilla të përqendruara dhe mbështetje për partinë më të fortë shqiptare, ne do të arrijmë qëllimin për t’u shkëputur nga Rusia dhe ndikimi rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe synon të destabilizojë. shoqërinë tonë të brishtë dhe multietnike, multifetare dhe multikulturore, me efekt domino në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Themes by WordPress