Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Dy vite më parë Rusia shokoi botën duke filluar pushtimin e shtetit fqinj – Ukrainës, tmerri më i madh ushtarak që nuk është parë në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 1000 mijë ushtarë rusë ishin shpërndarë përgjatë kufijve të Ukrainës, disa ditë para se të fillonte pushtimi më 24 shkurt të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Por kjo mbrojtje kishte një kosto të lartë, Vlerësohet se rreth 30 mijë ushtarë ukrainas dhe 10 mijë civilë janë vrarë në dy vitet e luftës, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, ekziston frika se lufta mund të kalojë kufijtë e Ukrainës, me humbjen e disa qyteteve dhe mungesën e municioneve në Ukrainë.

Me vrasjen e mijëra njerëzve, lufta solli shkatërrimin e plotë të dhjetëra qyteteve që dikur ishin piktoreske dhe veçoheshin për bukurinë.

Gjatë 730 ditëve luftës, imazhet satelitore kanë treguar më së miri se në çfarë shkalle janë shkatërruar qytetet dhe shumë fshatra. /Telegrafi/