Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Wesley Clark: Lufta në Ukrainë është në fazë të rrezikshme

Wesley Clark: Lufta në Ukrainë është në fazë të rrezikshme

Ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, në dyvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, ka thënë se Kievi duhet të ndihmohet pa vonesa.

“Sot është një mundësi për t’ia dhënë Ukrainës një rast, duke i siguruar pajisje shtesë të duhura dhe armë për të thyer vijat ruse të luftës brenda 12 dhe 14 muajve”, ka thënë Clark.

“Ata nuk mund të pritet që të luftojnë pa superioritetin ajror”.

Gjenerali amerikan në pension ka theksuar se ndihma e dhënë deri më tani për Kievin është bërë pak nga pak.

Dhe ka pasur shumë justifikime për këtë si ‘ukrainasit nuk janë mjaftueshëm të përgatitur’. Epo për të qenë i sinqertë, ata kanë më tepër njerëz të edukuar në forcat e tyre të armatosura, sesa që ne kemi. Shkollat në Ukrainë sigurojnë edukim më të mirë se shumë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai raporton Zëri i Amerikës.

“Duhet ta njohim që kjo luftë tani është në një fazë shumë të rrezikshme dhe nëse ligji nuk kalon [në Kongres] forcat e Ukrainës nuk do të jenë ato të cilat ne i imagjinojmë”.

Sipas Clark Ukraina tani ka nevojë për mijëra tanke, avionë F-16, dhe lloje të tjera armatimesh.

Powered by WordPress