Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock hodhi poshtë të premten thirrjet për negociata me presidentin rus Vladimir Putin për përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
“Ne i dëgjojmë ato zëra, duke thënë: ‘Negocioni me Putinin’. Por Putin po e bën shumë të qartë se nuk dëshiron të negociojë paqen”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai i referohet përsëri dhe përsëri ‘pushtimeve’ të tij”, tha ministrja gjermane para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.
“Rusia, një anëtare e përhershme e këtij Këshilli, dëshiron që një shtet sovran të heqë dorë nga e drejta e tij për të ekzistuar. Ku do të ishim ne nëse ky parim do të mbizotëronte”, ka shtruar pyetjen Baerbock.
“Cili nga ne do të ishte i radhës që do të pushtohej nga një fqinj i pamëshirshëm”, theksoi ajo. “Nëse do të dorëzoheshim ndaj kësaj, ky do të ishte fundi i Kartës” së Kombeve të Bashkuara, tha ajo. “Prandaj ne nuk do ta ndërpresim mbështetjen tonë për Ukrainën, as tani, as nesër”.
Baerbock iu referua marrëveshjes dypalëshe të sigurisë gjermano-ukrainase të nënshkruar së fundmi, e cila “i ofron Ukrainës mbështetje të besueshme dhe të qëndrueshme”.
“Ne jemi me Ukrainën”, ka shtuar Baerbock.
Ndryshe, e shtuna shënon përvjetorin e dytë të fillimit të agresionit të plotë të Ukrainës nga Rusia.