Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Escobar për dinarin: Ambasada jonë u kontaktua nga një grua, ka djalin me aftësi të kufizuara

Escobar për dinarin: Ambasada jonë u kontaktua nga një grua, ka djalin me aftësi të kufizuara

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kritikuar përsëri vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. 

Escobar tha në ambasadën amerikane kanë telefonuar disa persona, ku ndër ta ishte edhe një grua e cila kujdeset për djalin e saj me aftësi të kufizuara, i cili nuk mund të shkojë në Serbi për të marr para.

“Ambasada jonë është kontaktuar nga disa persona, duke përfshirë një grua në veçanti e cila varet 100 për qind nga pagesat sociale për të rritur djalin e saj me aftësi të kufizuara, i cili nuk ka kapacitet për të udhëtuar në Serbi për të marrë para dhe ato para i duhen për të mbështetur djalin e saj, i cili nuk ka asnjë alternativë.“, tha Escobar.

Tutje, ai tha Qeveria e Kosovës nuk ka kontaktuar komunitetin serb, të cilët varën nga pagesat sociale në Serbi dhe se vendimi është marr pa asnjë paralajmërim paraprak.

Pra, imagjinoni nëse shërbimi ynë i të ardhurave të brendshme do të vendoste një ditë se do të ndryshonte sistemin e taksave pa asnjë udhëzim dhe pa paralajmërim. Kjo do të krijonte trazira të jashtëzakonshme për bizneset amerikane. Së dyti, ata nuk kanë kontaktuar komunitetin e prekur. Pra, është një grup njerëzish që varen nga pagesat sociale nga Serbia, të cilët papritur befasohen nga kjo dhe nuk ka pasur asnjë komunikim, nuk ka pasur komunikim me ta nga Kosova. E treta është se Kosova nuk ofroi alternativa qeveritare.“, tha ai.

Escobar shtoi se Kosova nuk i dëgjoi shtetet e QUNIT’it për të gjetur një mekanizëm pagese që do të ishte transparent dhe elektronik.

Kosova hodhi poshtë përpjekjet e Quintit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të ofruar ndihmë teknike për të gjetur një mekanizëm pagese që do të ishte transparent dhe elektronik, por që nuk do të paragjykonte jetën e njerëzve që i marrin ato. Pjesa e fundit është, në samitin në Shkup, gjashtë vendet diskutuan zhvillimin e një plani pagese që do të ishte në përputhje me Bashkimin Evropian dhe do të zbatohej për të gjashtë vendet“.

Gjithçka që duhej të bënin ishte të prisnin dhe do të merrnin një sistem transparent. Pra, është e vështirë të mos e shikosh këtë vendim dhe ta kritikosh”, ka thënë Escobar për VOA.

Kujtojmë se, në Kosovë ka hyrë në fuqi që nga 1 shkurti një rregullore e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila parasheh që vetëm euroja të jetë valuta për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

SHBA-ja ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi, duke argumentuar se ai është miratuar pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimet negative te komuniteti serb në Kosovë, që përdor valutën kombëtare të Serbisë.

Themes by WordPress