Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Partia Nisma Socialdemokrate sot shënoj një dekadë të themelimit si parti në vend

Extra AL PVC

Me rastin e ditëlindjes së 10-të të kësaj partie, u mbajt një aktivitet në Hotel “Emerald”, në Prishtinë.

Ky subjekt politik u themelua nga dy ish-anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Pjesëmarrës në këtë shënim përvjetori ishte edhe Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili i përgëzojë për punën dhe angazhimin gjatë këtyre 10 vjetëve si parti, kurse ai nuk la pa përmendur edhe ish Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqit, si njëra ndër shtyllat kryesore për themelimin dhe krijimin e shtetit.

” 10 vjet me shume sfida dhe njëkohësisht me shumë dhimbje. Ju përgëzoj për punën dhe angazhimin tuaj, keni shënuar një moment politik sepse opozita në Kosovë ishte duke fjetur dhe kishin hequr dorë prej rolit të tyre duke u dorëzuar para Albin Kurtit, diçka e palogjikshme për Kosovën revolucionare”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj i bëri thirrje qytetarëve të i bashkohen frontit opozitar për shkak të gjendjes shqetësuese , dhe qeverisjes e cila nuk po krijon zgjidhje për problemet që kanë kapluar vendin, por po krijon edhe me shumë.

” Sot ne kemi një qeverisje e cila është ndalur nuk punon, nuk jep zgjidhje, krijon probleme nuk merr vendime dhe shmang vendime. Për këto arsye ne jemi bashkuar në një front të madh opozitar. Sot me shumë se kurrë është momenti, ne bëjmë ftesë për qytetarët kushdo që është i shqetësuar me gjendjen e kosovës le te bashkohen në këtë front opozitar. Kosova ka nevojë për djem e vajza e gra që kanë qka tu japin vendit të tyre. Atdheu ynë ka nevojë për normalitet dhe njerëzit normal e krijojnë. Shteti bëhet por duhet të mbahet,” ka thënë Limaj.

Kujtojmë se Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, kanë zyrtarizuar  me 16 shkurt  një marrëveshje politike me një organizatë të re politike e quajtur Demokracia Konservetare, e cila kjo e fundit do t’i bashkohet listës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare.

/Arbëria TV

 

 

spot_img

Të fundit

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...

Punime të domosdoshme në Ujman, KOSTT-i njofton për ndërprerje të rrymës

Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT-i, ka njoftuar...

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit: U intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e...

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare personi i cili gjatë paraditës së sotme është plagosur me armë zjarrë në Mitrovicë.Lajmin...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për shumë vepra...