Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Aktivistja e burgosur iraniane bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve në Iran

Extra AL PVC

Aktivistja e burgosur iraniane për të drejtat e njeriut dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, ka bërë thirrje për bojkotim, si dhe “dënim kombëtar dhe global” të zgjedhjeve legjislative të muajit të ardhshëm në Iran.

Ajo e ka quajtur këtë “nevojë politike dhe detyrë morale”.

“Dënimi i zgjedhjeve të një regjimi despotik fetar nuk është vetëm lëvizje politike, por edhe detyrim moral për iranianët që e duan lirinë dhe kërkojnë drejtësi”, shkroi Mohammadi në rrjetet sociale më 24 shkurt.

Mohammadi e ka përshkruar në të kaluarën lidershipin klerikal të Irani si “kriminal” dhe ka qenë kritike e zëshme e kushteve në burgjet iraniane.

Në janar, një gjykatë iraniane ia zgjati Mohammadit dënimin me burgim për 15 muaj, për gjoja “përhapjen e propagandës” kundër Republikës Islamike gjatë kohës në burg.

Ky ishte dënimi i pestë ndaj 51-vjeçares prej marsit 2021 dhe i treti për veprimtarinë e saj në burg, ku po mbahet për gjoja veprimet e saj kundër sigurisë kombëtare dhe për propagandë kundër shtetit.

Në postimin e saj më 24 shkurt, Mohammadi i kritikoi autoritetet iraniane për “shtypje të pamëshirshme dhe brutale, për vrasjen e të rinjve në rrugë, për ekzekutime, si dhe për burgosjen dhe torturimin e burrave dhe grave”.

Një numër i figurave të rëndësishme iraniane jashtë vendit dhe disa aktivistë politikë dhe shoqërorë në Iran kanë bërë tashmë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të 1 marsit.

Zyrtarët iranianë vazhdimisht i përjashtojnë një numër të madh të kandidatëve, të cilët janë kritikë të regjimit, nga garat zgjedhore.

“Largimi nga ky regjim fetar despotik është kërkesë kombëtare dhe mënyra e vetme për mbijetesën e Iranit, iranianëve dhe njerëzisë sonë”, tha ajo.

Zgjedhjet për Parlament, Majlis, janë caktuar për 1 mars bashkë me votimin për Asamblenë e Ekspertëve, por shumica e kandidatëve janë diskualifikuar tashmë.

Autoritetet iraniane e nisën një luftë brutale ndaj disidentëve pas protestave të mëdha gjithëkombëtare dhe trazirave që shpërthyen menjëherë pas vdekjes në paraburgim të studentes Mahsa Amini në shtator 2022.

Amini, 22-vjeçare, ishte arrestuar gjoja për shkelje të kodit të veshjes dhe, sipas dëshmitarëve, u rrah brutalisht nga e ashtuquajtura “policia e moralit”. /REL/

spot_img

Të fundit

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që...

Punime të domosdoshme në Ujman, KOSTT-i njofton për ndërprerje të rrymës

Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT-i, ka njoftuar...

Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e Dejona Mihalit: U intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sot gjatë ditës ka intervistuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Prokuroria njofton se Mihali është intervistuar në cilësinë e...

Ndërron jetë personi që u qëllua me armë zjarri në Mitrovicë

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare personi i cili gjatë paraditës së sotme është plagosur me armë zjarrë në Mitrovicë.Lajmin...

Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për shumë vepra...