Karateistja jonë, Alma Loki, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Podgoricë, disiplina e katave.
Loki shënoi pesë fitore, ndërsa për të artën mundi serben, Neda Millosheviq.
Është kjo medalja e parë ndërkombëtare e karatesë tonë në disiplinën kata.