Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A po rikthehet bota në normalitetin historik?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Lufta ne Ukrainë, Lindje të Mesme dhe tensionet në Azi -Paqësore, tashmë janë shenja që paqja “post-historike” është bërë më fragile se kurrë më parë në këto tri dekadat e fundit.

Për më shumë galvanizimi i forcave kaotike globale, po dëshmon se bota po rikthëhet në gjendjen normale historike, ku rivaliteti gjeopolitik, ambiciet territoriale të shteteve, konkurenca për zonat e interesit, raportet e fuqisë, gara për armatim dhe lufta e të gjithëve kundër te gjithëve e formonin motorin e procesit historik.

Atmosfera që ka dominuar që nga përfundimi i Luftës se Ftohtë deri para pak kohe në të vërtetë ka qenë një gjendje “jo normale” e historisë, shkruante në vazhdimësi Robert Kagan. Pas shembjes së Bllokut Sovjetik dhe rënies se komunizimit u duk se agimi i lirisë do ta ndriçojë njerëzimin përfundimisht. Që prej se kishte lindur dielli dhe kishte filluar ta ngroh këtë planet kurrë më shumë shtete dhe shoqëria nuk kishin qenë te lira dhe demokratike, se sa në vitet e para pas rënies së Murit të Berlinit.

Me këtë rast, në atë kohë në skenën ndërkombëtare dominonte një optimizëm i pashoq mbi triumfin e demokracisë liberale. Kurse teza filozofike mbi “Fundin e Historisë”, e artikuluar nga teoricieni i njohur amerikan Francis Fukuj, ama ishte bërë dominante në diskursin politik të kohës. Sipas kësaj skeme eskatologjike, rendi liberal-demokratik dhe ekonomia e tregut tash e tutje nuk do kenë më alternativa serioze ideologjike.

Të gjitha opsionet tjera ishin diskredituar gjatë procesit evolutiv të historisë. Ndarjet e mëdha që i kishte prodhuar “epoka ekstremeve” po zëvendësoheshin nga fryma e konvergjencës. Armiqtë e dikurshëm ideologjikë dhe politikë, nën erën e ndryshimeve, po i përqafonin të njëjtat ideale dhe qëllime sublime, si ishin; ndërtimi i demokracisë dhe ekonomia e tregut, përkushtimi për shtet ligjor dhe zbatim të të drejtave të njeriut .

Në vigjilje të këtij rendi edhe Rusia e Boris Jelcinit, formalisht shprehej se gjithqka të cilën e aspironte ishte vetëm dëshira e saj që të jetë pjesëmarrëse në këtë rend. Rrjedhimisht, ëndrra kantiane e paqes së përjetshme dukej më reale se kurrë. Kurse Bashkimi Evropian, filloi të perceptohej si shembull perfekt i ndërtimit të “parajsës post-historike”. Robert Cooper, ish- drejtori i përgjithshëm i çështjeve të jashtme të BE-së, po ashtu ish-ndërmjetës i Brukselit për dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dikur shkruante se “BE-ja përfaqëson atë rend ndërkombëtar, ku interesat tradicionale nacionale dhe pretendimet territoriale ndërmjet shteteve zëvendësohen nga e drejta ndërkombëtare, institucionet supranacionale dhe një sovranitet i limituar”.

Në këtë koniunkturë globale, shumica besonin se kombet, shtetet dhe shoqëritë njerëzore, pavarësisht shkarjeve momentale nga parimet inherente të rëndit të ri botëror, nuk mund të kenë tjetër rrugë pos të “liberalizohen fillimisht në aspektin ekonomik dhe më pastaj politikisht, nëse dëshironin të ishin konkurruese e të mbijetonin në koherencë me rrethanat e reja”.

Ndërkohë, në mënyrë dinake shtete autokratike si Rusia dhe Kina i shfrytëzuan benefitet e këtij rendi, jo për t’u përshtatur me parimet e tij, por për ta forcuar veten me qëllim për ta mohuar, sfiduar dhe çmontuar. Pra ky besim thujase në pjesën me te madhe te planetit, sot po dëshmohet se ishte vetem nje ëndërr momentale e kushtëzuar nga rrethanat e përkohshme ndërkombëtare. Nata e gjatë e historisë po troket përsëri në dyert e njerëzimit, duke shënuar fundin e një iluzioni dhe fillimin e një realiteti brutal, epilogu i të cilit nuk mund te shihet nga zymtësia që na ka pushtuar.

Shtetet kanë filluar të armatosen. Po shtohet buxheti për siguri dhe mbrojtje. Kurse për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërorë, Gjermania po e shqyrton mundësinë e investimit financiar më shumë në mbrojtje se sa në shtetin social.

Dhe atë nën drejtimin e një koalicioni qeveritar të përbërë nga Partia Social Demokrate, liberalët dhe të gjelbërit. Kësi paradokse mund të prodhojë vetëm normaliteti historik.

spot_img

Të fundit

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s,...

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në jug të Bejrutit. Kjo është bërë e ditur nga...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork....

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të...