Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ekzekutori tregon si e planifikuan vrasjen e babait: Ishte i shtrirë në njërën dhomë dhe e ……

Extra AL PVC

24-vjeçari Hysen Meta i ka treguar Policisë së Durrësit të gjithë dinamikën e vrasjes së babait të tyre Pëllumb Meta 49 vjeç, që u ekzekutua më 10 Shkurt 2024 nga fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Shënavlash.

KlanNews ka siguruar dëshminë e Hysen Metës para grupit hetimor, i cili akuzohet si personi kryesor që ka shkrepur armën.

Sipas tij, krimin e kishin planifikuar dhe vendosën ta realizonin ditën e shtunë më 10 Shkurt.

Ai thotë se e kishte planifikuar bashkë me motrën Hygerta Meta 19 vjeç, ndërsa vëllai tjetër 22-vjeçar ndihmoi në fshehjen e kufomës.

Hysen Meta ka përjashtuar të ëmën nga përgjegjësia penale, duke thënë se ajo nuk kishte dijeni për krimin.

Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën. Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 Shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 Shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen”, ka deklaruar Hysen Meta.

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e Pëllumb Metës për vrasjen. Hysen Meta 24 vjeç akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç që ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.

Bashkëshortja e viktimës është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e krimit.

Shkak i ngjarjes së rëndë në familje kanë qenë konfliktet e vazhdueshme dhe se viktima donte të fejonte vajzën Hygerta me një djalë të cilin ajo nuk e pëlqente.

Pasi vranë babain, trupin ja varrosën në kasollen pranë shtëpisë së tyre, ndërsa makinën e tij e braktisën në rrugë në sektorin Rinia. Më pas djali 24-vjeçar Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim për zhdukjen nga banesa të babait.

Por dy javë nga ky kallëzim, grupi hetimor i Durrësit zbuloi se nuk bëhej fjalë për largim të personit nga banesa, por për një krim të rëndë.

spot_img

Të fundit

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s,...

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në jug të Bejrutit. Kjo është bërë e ditur nga...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork....

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të...