Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar se kanë mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me strukturat e tyre, por që do të vazhdojnë t’i mobilizojnë nëndegët, forumet dhe qytetarët në çdo lokalitet.
“Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës”, ka thënë Haziraj.
Sipas tij rikthimi i LDK-së do të ndodhë se shpejti, dhe ata do të kthejnë besimin tek partnerët dhe të forcojnë rolin e Kosovës në rajon.
“Zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejti”, ka shkruar ai.
“Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurt në integrime BE dhe NATO”, shtoi Haziraj.
/TV Arbëria