Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Petritsch: I papranueshëm refuzimi i bisedimeve, Kosova e vuri BE-në në pozitë të vështirë

Extra AL PVC

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, e ka quajtur “sjellje të papranueshme” refuzimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bilsimi për t’iu përgjigjur ftesës së Bruskselit për të diskutuar ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

“Qëndrimi im ndaj asaj mase, e cila më befasoi, është kritik. Besoj se çdo çështje e tillë, pavarësisht se sa legjitime politikisht apo jo, duhet të diskutohet”, tha Petritsch.

Ai ka theksuar se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje me ata që preken nga kjo masë, përkatësisht serbët në veri të Kosovës, por edhe shqiptarët dhe të tjerët që marrin pensione serbe.

“Kur dëgjova për këtë masë, thashë se nuk ishte një vendim i mençur politik i kryeministrit Albin Kurti, sepse besoj se vetëm rrit tensionet. Krijimi i pakuptimtë i një situate që rrit tensionet është diçka që duhet refuzuar”, shtoi Petritsch.

Ai theksoi se tani, kur është miratuar dekreti, me ndihmën e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, duhet gjetur një zgjidhje tranzitore, një rrugë kompromisi.

“Para së gjithash, është e nevojshme të shikohet përfitimi dhe dëmi i të prekurve. Kjo është gjëja kryesore për t’u marrë në të ardhmen e afërt,” tha ai.

Edhe pse, thotë ai, nuk e di se për çfarë po mendohet në Bruksel, nuk ka dyshim se duhet të veprojë me vendosmëri.

“Refuzimi i bisedimeve është një qëndrim i papranueshëm”, theksoi Petritsch.

Ai tutje ka thënë se zgjdhjet në Parlamentin Evropian e kanë vënë Kosovën në një pozitë të vështirë.

“Kjo ka qenë padyshim mendimi në Prishtinë, duke pasur parasysh se në qershor do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe më pas do të themelohet Komisioni i ri Evropian. Kjo e ka vënë Prishtinën në pozitë të vështirë, sepse nuk është plotësisht efektive. Natyrisht, ka ende Miroslav Lajçak, Josep Borrell ka një administratë evropiane që merret me atë çështje, por pesha politike është në rënie. Për sa kohë që po zhvillohet fushata zgjedhore, nuk ka komision të ri evropia. Nuk është vendosur nëse Lajçak do të vazhdojë misionin, kush do të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së, këto janë të gjitha çështje që do të zgjidhen gjatë disa muajve, prandaj jam pesimist se do të ketë një zgjidhje të mirë para zgjedhjeve”, tha Petritsch.

Prandaj ai beson se me çdo kusht dhe me presion të shtuar nga Brukseli duhet të tentohet të arrihet të paktën një zgjidhje e përkohshme, që qytetarët të mos vuajnë.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...