Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gjendet arma e krimit me të cilën 19-vjeçarja vrau babanë në Durrës

Gjendet arma e krimit me të cilën 19-vjeçarja vrau babanë në Durrës

Është gjendur arma e krimit me të cilën 19-vjeçarja dyshohet se ka vrarë babanë disa ditë më parë në Shën Vlash të Durrësit.

Raportohet se forcat RENEA dhe policia e Durrësit, sapo kanë gjetur armën e krimit në një kënetë, sipas tregimit në vendngjarje të 19-vjeçares.

Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba, dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive.

19-vjeçarja studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv. Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të groposur, shkruan TCH.

Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa trupi i tij është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore.

Themes by WordPress