Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar edhe sot në Këshillit Kombëtar për Ekonomi retorikën e tij të zakonshme për zhvillimin ekonomik, Investimet e Huaja Direkte(IHD), dhe planet për ta shndërruar Kosovën në treg atraktiv të këtyre investimeve.
Ai ka përsëritur në mënyrë thuajse mekanike disa nga arsyet se pse duhet investohet në Kosovë, e të cilat gjendet të shkruara në faqen zyrtare të Ministrisë së Ndërrmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, sikur se pozicionin “strategjik në Evropën Juglindore, qasje në tregjet kyçe, fuqia e re punëtore, e shkathët dhe shumëgjuhëshe, si dhe një ekonomi të hapur”.
Ndërkohë nuk ka harruar të lavdërohet se si gjatë dy viteve të fundit, Investimet e Huaja Direkte janë dyfishuar etj.
Mirëpo, përtej kësaj loje retorike e vërteta është krejt tjetër. Kosova as gjatë mandatit të Kurtit nuk ka pasur Investime të Huaja Direkte të cilat do të rezultonin në rritje të prodhimit të brendshëm ekonomik. Një gjë e tillë konfiomoihet nga Raporti i Progresit të vitit të fundit, por edhe viteve paraprak. “Investimet e huaja direkte (IHD) nuk kanë çuar në rritje të produktivitetit të brendshëm.
Kosova ka tërhequr kryesisht investime në fusha me ndikim të kufizuar në produktivitet, siç janë ndërtimtaria dhe pronat e paluajtshme, të cilat përfaqësojnë 80% të investimeve të huaja direkte (FDI)13. Në vitin 2022, 67% përkatësisht 7% e të gjitha flukseve hyrëse të IHD-ve u drejtuan në pasuri të paluajtshme përkatësisht aktivitete financiare dhe të sigurimeve. Për më tepër, IHD-të janë të kufizuara në një pjesë të vogël të vendeve, përkatësisht shteteve ku ekziston një diasporë e madhe dhe e vendosur mirë e Kosovës”, thuhet në këtë raport.
Pra, në anën tjetër, jo vetëm që mungojë investime të tilla, por gjatë viteve të fundit po ashtu ka rënë edhe shkalla e investimeve kapitale vendore. Kështu, përjashto vitin 2015, këto tri vitet e fundit kanë qenë më dobëta sa i përket shkallës së realizimit të investimeve kapitale me 68% , 60% dhe 68%.
E, gjendjen ekonomike të qytetarëve, më mirë se asgjë tjetër e tregon ritja kredive konsumuese. Sipas të dhënave që ka ofruar Insititui GAP, në vitin 2023, shuma totale e kredive konsumuese është rritur për 114 milionë euro apo rreth 23% krahasuar me vitin 2022, dhe norma (mesatare) efektive e interesit për kreditë konsumuese është rritur për 0.1 pikë përqindje (p.p) krahasuar me vitin 2022” konstaton ky raport.
/TV Arbëria