Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion me urdhër të Prokurorisë Speciale, ku ka ndërmarrë një aksion në shtatë lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, shkruan Ekonomia Online.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria