Historiani, Fahri Xharra nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar një shkrim (letër), të cilin ia ka dërguar Niq Krasniqi.
Shkrimi i plotë:
“Mik i nderuem Fahri puna eshte edhe me zi se kaq, sepse me kete propagande antishqiptare kane qene te angazhuar shqipfoles edhe para se te shkruante Oliver J. Schmitti, sikur eshte rasti me Fatos Lubonjen qe ne Majin e vitit 1999 kishte shkruar nje pamflet te tille per “origjinen serbe” te nenes dhe babait te Skenderbeut ne gazeten franceze “Courrier International”! Pra pikerisht ne kulmin e masakrave te Serbise ndaj popullates shqiptare ne Kosove, per shkakun se ishin shqiptare ne tokat e tyre.
Ne te njejten gazete franceze ne te cilen pak kohe me pare te njejten propagande e kishte perhapur me nje shkrim autorial Vuk Drashkoviqi.
Tek pastaj kesaj vije i bashkohet Oliver Jens Schmitt me nje shkrim ne Neue Züricher Zeitung nje dite pas vendosjes Permendores se Gjergj Kastriotit Skenderbeut me 25 Nentor 2001 ne Prishtine, ne te cilin artikull shkruante “cfare ka humbur Skenderbeu ne Prishtine” kur ai “ka qene ne lufte me Leke Dukagjinin” … e ne kete rrugetim Schmitt afrohet e bashkohet me Fatos Lubonjen, Ardian Klosin, Engin Ceken, Artan Puton, etj deri te Mustafa Nano ne fushaten kunder Skenderbeut, te nisur me botimin e nje libri te Schmittit fillimisht si perkthim ne gjuhen shqipe nga Ardian Klosi, te cilin e botuan ne Shqiperi e tek pastaj e botuan (origjinalin) ne Gjermani ne gjuhen gjermane.
E nderlidha kete me postimin tuaj per Paskal Milon sepse ne ate kohe, pra ne vitin 1999, ai ishte minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise me qendrime qe nuk dallojne nga kjo qe ka shprehur edhe me vone, per “origjinen serbe” te nenes se Skenderbeut”.
Shkruan Niq Krasniqi
/TV Arbëria