Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndizen qirinj para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë për liderin opozitar rus, Alexei Navalny

Extra AL PVC

Para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë janë ndezur qirinj në nderim të liderit opozitar, Alexei Navalny, i cili vdiq në burg para disa ditësh.

Kaltrina Kamberi, nga shoqëria civile ka thënë se Navalny nuk ishte thjeshtë një politikanë apo një aktivistë, ai ishte një fener shprese për miliona njerëz në Rusi dhe në mbarë botën.

Sipas saj, ai sa ishte në burg iu nënshtruar kushteve çnjerëzorë që në fund e dërguan në vdekjen e tij të parakohshme.

“Alexei Navalny nuk ishte thjeshtë një politikanë apo një aktivistë, ai ishte një fener shprese për miliona njerëz në Rusi dhe në mbarë botën. Si avokat ai përdori njohurit e tij për të luftuar korrupsionin duke përdorur mediat sociale për të ekspozuar lakminë dhe keq bërjen e atyre në pushtet. Puna e tij nuk ishte pa rrezik, megjithatë ai vazhdoi duke besuar në një Rusi të lirë nga kthetrat e korrupsionit të autokracisë. Tragjikisht kthimi i Navalny në Rusi pasi i mbijetoj atentati me helmim shënoj fillimi e betejës së tij të fundit. I arrestuar dhe i burgosur ai iu nënshtruar kushteve çnjerëzorë që në fund e dërguan në vdekjen e tij të parakohshme. Ku akt i mizorisë së pacipë nuk ishte vetëm një sulm ndaj ti, por mbi thelbin e lirisë dhe demokracisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se perëndimi duhet që të ta rishikoj mbështetjen që bënë ndaj presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili sipas saj, është përfaqësuese i Rusisë në Ballkan.

“Qëndrimi i perëndimit ndaj Rusisë dhe përfaqësuesve të saj behet jashtëzakonisht i rëndësishme. Çasja e perëndimit ndaj Vuçiqt të Serbisë i cili shpesh shihet si përfaqësuese i Rusisë në Ballkan ka nevojë për vlerësim. Mbështetja e liderëve të tillë vetëm inkurajon regjimet që nuk hezitojnë të shtypin disidencën ose të kërcënojnë stabilitetin ndërkombëtar. Rrahja brutale kundër politikanit serb Nikola Sanduloviq nga BIA, ndalimi dhe keqtrajtimi i liderëve të tjerë të opozitës në Serbi janë shenja alarmante të gërryerjes së vlerave demokratike”, ka thënë ajo.

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur teksa ndodhej në burg, sipas një njoftimi nga departamenti lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve në rajonin e Jamalo-Nenetsit, ku kritiku i Kremlinit po vuante një dënim të gjatë.

Vdekja e tij nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Pavarësisht të qenët prapa grilave, mbi bazën e akuzave që u panë gjerësisht si të motivuara politikisht, Navalny foli vazhdimisht kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe pushtimit të Ukrainës nga ana e tij.

Për më shumë se një dekadë, Navalny udhëhoqi hulumtime kundër korrupsionit e protesta politike, dhe garoi për post publik. Ai ishte burgosur pas kthimit të tij në Moskë, më 2021, pas shërimit në Berlin, ku ishte shtruar për helmim me atë që disa laboratorë perëndimorë konstatuan se ishte agjent nervor i nivelit ushtarak. Aleksei Navalny ishte 47-vjeçar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...