Tani mund të ketë pak dyshime për destinacionin e ardhshëm të Kylian Mbappes.
Pasi e informoi klubin për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit, është raportuar se është arritur një marrëveshje që kapiteni i Francës t’i bashkohet Real Madridit.
Madje, sipas raportimeve të fundit nga “BBC”, Mbappe do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me “Los Blancos”, me vlerë prej 15 milionë eurosh në sezon.
Ylli francez do të fitojë gjithashtu një bonus nënshkrimi prej 150 milionë eurosh, i cili do t’i paguhet gjatë pesë viteve./GE