Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk ka marrë pjesë sot në mbledhje para Komisionit për Mbikëqyrje dhe Financa Publike.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, ka treguar se Aliu ishte ftuar me 6 shkurt, por që pjesëmarrjen e kishte konfirmuar me datë tjetër, mirëpo që nuk është marrë si serioze.
”Me 6 shkurt është ftu, ka kërku nje datë tjetër, e ka konfirmu me daten 20 ne oren 11, ka kërku me ndryshu datën përsëri, por e kemi marrë si joserioze nga ana e tij dhe nuk e kemi shtyer më”, ka thënë ajo.
Ndërsa nga ana tjetër Visar Korenica, Deputet i Vetëvendosjes ,ka thënë se është papërgjegjësi e madhe mos ardhja e Ministrit.
”Është papërgjegjësi nga ana e ministrit por duhet t’i japim edhe një shans për një takim tjetër. Nëse nuk vie edhe një herë, unë ju jap votën time pro ta dërgojmë raportin në Kuvend pa e diskutu me ministrin”, tha Korenica.
Kështu, raportimi i Ministrit Liburn Aliu, është shtyer me datën 27 shkurt.
/TV Arbëria