Shërbimet ruse të sigurisë e kanë arrestuar një amerikano-ruse, të dyshuar për tradhti në mbledhjen e fondeve për ushtrinë ukrainase, ka raportuar TheGuardian.
Sipas njoftimit, gruaja me shtetësi të dyfishtë kishte kryer “aktivitete të paligjshme” dhe tash gjendet në paraburgim, e ajo dyshohet se kishte punuar “kundër sigurisë ruse”.
Rusia ka thënë se 33-vjeçarja kishte udhëtuar disa herë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tradhtia dënohet me burgim të përjetshëm në Rusi, sipas legjislacionit të ashpërsuar qëkur Moska zyrtare nisi agresionin për pushtimin e Ukrainën.
Disa shtetas amerikanë aktualisht janë të burgosur në Rusi, duke përfshirë gazetarin e “Ëall Street Journal”, Evan Gershkovich, që u kap si i dyshuar për spiunazh.