Klubi i Drenicës sot (e hënë) përmes një njoftimi zyrtar në Facebook ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me trajnerin e njohur, Gani Sejdiu.
Pasi Drenica vendosi që të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Bashkim Idrizi, ata morën vendimin që të emërojnë në stol Gani Sejdiun.
Njoftimi i plotë i Drenicës:
“Gani Sejdiu emërohet kryetrajner i ekipit
Pas nderprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, Bordi i KF Drenica, kanë vendosur unanimisht për ta emëruar kryetrajner të skuadrës, Gani Sejdiun.
Ish trajneri i Renoves në Maqedoni, pastaj shumë skuadrave kosovare si Trepca 89, Feronikeli, Besa, Ballkani, Vëllaznimi, e Phoenix, Gani Sejdiu ka arritur marrëveshje për 18 muaj me klubin, gjithmonë duke u bazuar në ecurinë e klubit.
/TV Arbëria