Këngëtari Endrik Beba, i cili një natë më parë la përfundimisht garën e “Big Brother VIP”, ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, bashkëshortja e tij është kërcënuar.
I ftuar sot në studion e “Fan Club”, ai tregoi se gruaja e ti Klea ka marrë ofendime dhe kërcënime, dhe e njëjta gjë mund të këtë ndodhur dhe me ish-gruan e tik, me të cilën ka një fëmijë.
“Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë”, tha ai.
Ndër të tjera ai komentoi edhe qëndrimin e tij në BBV me ish të dashurën e tij në BBV, Sara Gjordenin, ku tha se banorët e shihnin jo si Endriku por si ishi i Sarës.
“Jam kufizuar si ishi i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment”, u shpreh këngëtari.