Është arrestuar një person në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht policët.
I dyshuari kishte qenë agresiv dhe nuk kishte zbatuar urdhrat e zyrtarit policor në një pikë kontrolli të veturave, i njëjti është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit,
“Gjatë arrestimit i dyshuari kishte qenë agresiv duke rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policor të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, njofton policia.
Policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.“, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është cilësuar ‘sulm ndaj personit zyrtar’.
/TV Arbëria