Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për rajonin e Prishtinës konfirmon lajmin se është bllokuar qarkullimi në një pjesë të Rrugës ”B”, pas pranimit të informacioneve se aty gjendet një mjet i dyshimtë.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.
/TV Arbëria