Kryeministri shqiptar Edi Rama, po merr pjesë në kuadër të punimeve të konferencës së Sigurisë në Mynih, me ç’rast ka njoftuar se është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.
Edi Rama, këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook, duke ndarë disa foto nga takimi në mes tyre “me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”, shkroi ai.
Në qendër të këtij takimi janë vendosur krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.
/TV Arbëria