Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Presidentja Osmani: Kosova meriton të jetë pjesë e aleancave euroatlantike

Presidentja Osmani: Kosova meriton të jetë pjesë e aleancave euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, deklaroi se aleatët janë të rëndësishëm edhe sot për mbrojtjen e shtetit.

Osmani, tha kështu në pritjen shtetërore të organizuar nga krerët më të lartë të institucioneve të vendit në nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke veçuar se rrugëtimi ynë drejt shpalljes së Pavarësisë ishte shumëçka por asesi i lehtë.

”Rrugëtimi ynë ishte shumëçka por asesi i lehtë. Rezistenca e Ibrahim Rugovës dhe ajo e armatosur, është rrjedhojë e rezistencës të trashëguar ndër breza. Sot nderojmë trashëgiminë e heroinave dhe heronjve tanë. Ne jemi po ashtu krenarë që në këtë rrugëtim tonë patëm mbështetjen e aleatëve tanë, ne veçanti të ShBA-së. Ata qëndruan pranë nesh në rrugëtimin plot sfida”, ka thënë ajo.

Ajo përsëriti poashtu qëndrimin se Kosova meriton të jetë pjesë e aleancave euroatlantike.

/TV Arbëria

Themes by WordPress