Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Disa qytetarë rrëfejnë me emocion vuajtjet e tyre për ditën e Pavarësisë

Disa qytetarë rrëfejnë me emocion vuajtjet e tyre për ditën e Pavarësisë

Qytetarë të shumtë u shprehen të lumtur që Kosova sot e 16 vite më parë e fitoi Pavarësinë. Disa prej tyre rrëfyen emocionet e asaj dite dhe vuajtjet për ta fituar pavarësinë.

Selver Dermaku, kujton se si ishte plagosur në protestat e vitit 1981 pikërisht për këtë pavarësi, ani pse nuk e konsideron të plotë.

“Unë jam i plagosur 81-ën, katër plumba i kam në 81-ën për këtë pavarësi. Brumi i UÇK-së ka qenë nga ne edhe jemi të gëzuar shumë. Nuk është kjo pavarësi e plotë, kjo është gjysmë pavarësie. Ende nuk ka përfunduar. Pa shkuar tre gjenerata e të hiqen djemtë e komunistëve, këtu kanë qenë 80 për qind popull shqiptarë kanë qenë spiunë”, u shpreh ai.

Ndërsa qytetari tjetër Rrustem Gjelaj, thotë se dita me e lumtur e jetës se tij ishte momenti i  shpalljes se pavarësisë në vitin 2008.

“Për mua ka qenë dita më e lumtur në jetë. Unë kam pasur shumë emocion sepse gjenerata ime edhe këto gjenerata para meje kanë luftuar më shumë se ne, edhe ne kemi luftuar edhe kulminacioni ka qenë pavarësia”, tha ai

/TV Arbëria

Powered by WordPress