Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook me një foto nga parakalimi i ushtrisë së Kosovës.
Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se vendi ynë si shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tone.
Kosovën për 16 vjetorin e pavarësisë e ka uruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.