Obelisku i Pavarësisë “NEWBORN” ka marrë pamje të re për 16 vjetorin e pavarësisë.
Mesazhi sivjet lidhet me liberalizimin e vizave. Në secilën shkronjë, paraqitet nga një shtet ku tash qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, raporton Express.
“Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”, ka shkruar autori i obeliskut, Fisnik Ismaili.
Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.