Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Enver Hoxhaj, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një sërë takimesh me personalitete të njohura botërore, të cilat po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri Kurti dhe ministrja e Jashtme, znj. Gërvalla, por nga postimet në Facebook duket se nënkryetari i PDK-së ka më shumë aktivitete e takime.
Hoxhaj ka postuar fotografi gjatë takimit me ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, John Kerry.
“Takim me mikun e Kosovës dhe me mikun tim të veçantë, John Kerry, ish-Sekretar i Shtetit amerikan”, ka shkruar Hoxhaj, duke e falënderuar SHBA-në për mbështetjen, tashmë kur ndodhemi në prag të kremtimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, e cila filloi sot dhe zgjat deri më 18 shkurt, është konferenca e 60-të me radhë dhe një pikë e njohur takimi i politikanëve të nivelit të lartë, ushtarakëve dhe ekspertëve të Sigurisë nga mbarë bota.
/TV Arbëria