Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka dëgjuar për vdekjen e Alexei Navalnyn nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.
Kurti tha se vdekja e Navalnyt është thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është.
“Vdekja e raportuar e Navalnyt është një thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është, një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit”, shkroi Kurti.
Navalny ishte opozitari më me zë në Rusi, i cili u burgos në Rusi pas kritikave që kishte ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.