Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për 16 vjetorin e Pavarësisë ka uruar Kosovën, përmes një telegrami dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Begaj, ka thënë se Kosova është vetëm një realitet i pakundërshtueshëm dhe një shembull se si shqiptarët janë kontribues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.
“E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilit janë të lidhura pashmangshmërit me qytetërimin euroatlantik”, tha Begaj në letrën e tij.
Ai theksoi se Shqipëria do të i ndihmojë Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi a sfide si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.
/TV Arbëria