Ardian Arifaj, ish-këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, e ka komentuar videon e postuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për pavarësinë e Kosovës e në të cilën nuk është askund Thaçi.
“Në fakt, kemi pasur fatin që liderët politikë të asaj kohë e kanë ditur se ku merr fund interesi personal apo partiak dhe ku fillon interesi i Kosovës apo qytetarëve të Kosovës, edhe kanë arritur që të bëhen bashkë edhe në rrethanat që i dijmë të gjithë jo të lehta të negociojnë me bashkësinë ndërkombëtare, që të pranohet shtetit i Kosovës”, ka thënë Arifaj.
Arifaj ka folur edhe për personalitetin e Thaçit para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Është me rëndësi me kuptu së pari personalitetin e ish-presidentit Thaçi, nga njëra anë i është dashur të jetë idealist të besoj që mund të arrihet e pamundura që dukej për disa që Kosova të bëhej shtet i pavarur”, tha ai.
Ai ka thënë se Thaçi sa ka qenë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka qenë pragmatik.
“Në të njëjtën kohë i është dashur që të jetë dhe pragmatik në atë kohë si kryeministër edhe t’i arrijë disa objektiva e para, që si lider politik të mobilizojë Kosovën brenda dhe jashtë në kuptimin se dijmë që ka pasur njerëz që nuk kanë besuar që gjithë ai proces negociator me Bashkësinë Ndërkombëtare do ta sjellte pavarësinë e Kosovës është dashur që të mobilizojë përkrahje brenda Kosovës, që të besohet se procesi që po negociohet do ta sjellte pavarësinë e Kosovës, në të njëjtën kohë i është dashur që të mobilizojë mjaft përkrahje të Bashkësia Ndërkombëtare”, ka përfunduar Arifaj.
/TV Arbëria