Ylli botëror i muzikës, Rita Ora, ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e saj më të re me titull “Last of Us”, në bashkëpunim me DJ-in amerikan të njohur, Gryffin.
Ky projekt i ri prek zemrën e zhanrit ‘Dance-electronic’, ndërsa zëri i Ritës vibron me një fuqi që tashmë është bërë firmë e saj.
Për më tepër, Rita ka vendosur këtë herë të ndryshoj imazhin e saj tradicional, duke zëvendësuar flokët e saj ikonikë biond me një ngjyrë të çelët të kuqe
Ky ndryshim i saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, të cilët janë shprehur pozitivisht për eksperimentin e saj të fundit me dukjen.
Kënga “Last of Us” është pritur me entuziazëm të madh nga adhuruesit e muzikës elektronike, të cilët e kanë përshëndetur si një himn të ri për pistat e vallëzimit.
Me një prodhim të Gryffin-it, bashkëpunimi ka arritur të krijojë një hapësirë ku vokali i fuqishëm i Ritës shkëlqen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka treguar vazhdimisht se është një nga zërat e fuqishëm në skenën ndërkombëtare.
/TV Arbëria