Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar lidhur me vdekjen e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, duke thënë se kjo nënvizon dobësinë e sistemit që presidenti rus Vladimir Putin e ka ndërtuar.
“Para së gjithash, nëse këto raportime janë të sakta, ngushëllimet tona i shkojnë gruas dhe familjes së tij”, deklaroi ai në konferencën e sigurisë në Mynih.
Blinken shtoi poashtu se “Rusia është përgjegjëse” nëse konfirmohet vdekja e Navalny.
Ndërkaq, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan deklaroi se SHBA-ja po përpiqet të konfirmojë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
“Është një tragjedi e tmerrshme, dhe duke pasur parasysh historinë e gjatë dhe të ndyrë të qeverisë ruse për të dëmtuar kundërshtarët e saj, ajo ngre pyetje reale dhe të dukshme për atë që ndodhi këtu”, tha Sullivan.
/TV Arbëria