Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti i flet Komshiqit të Bosnjës për “objektivat” e rregullores së BQK-së në Konferencën e Munihut

Kurti i flet Komshiqit të Bosnjës për “objektivat” e rregullores së BQK-së në Konferencën e Munihut

Takimet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i filloi me një bashkëbisedim me kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic.

Sipas komuniukatës së zyrës së kryeministrit, ata diskutuan për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë, përcjell Klankosova.tv.

Kurti foli për temat aktuale, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore, objektivat e saj, dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për të lehtësuar zbatimin e saj paralelisht me informimin e duhur publik.

“U bisedua për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bosnja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Kjo marrëveshje do të lehtësonte rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.