SHBA-ja ka paralajmëruar se Rusia mund ta marrë qytetin kyç lindor ukrainas, Avdiivka – skenë e disa prej luftimeve më të ashpra në muajt e fundit.
“Avdivka është në rrezik të rënies nën kontrollin rus”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Kirby, ndërsa ka përmendur mungesat në municione të Ukrainës.
Dimal Basha i reagon Ambasadorit Hovenier, i thotë se po bën kërkesa përtejë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të bëjë çdo gjë “për të shpëtuar sa më shumë jetë ukrainasish të jetë e mundur”.
Trupat ruse kanë arritur avancime në Avdiivka, duke kërcënuar se do ta rrethojnë atë, raportoi BBC.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Kirby në adresimin para mediave ka thënë se Avdiivka mund të bjerë në duart e rusëve “sepse forcave ukrainase në terren po u mbarojnë municionet”.
“Për shkak se Kongresi ende nuk e ka aprovuar pakon shtesë, nuk kemi mundur t’i ofrojmë Ukrainës artilerinë që i duhet për të ndalur sulmet ruse”, ka thënë ai.