Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > “Osmani do të duhej të deklarohej për raportet me ShBA-në, por e ka mbyll gojën s’po guxon nga Kurti”

“Osmani do të duhej të deklarohej për raportet me ShBA-në, por e ka mbyll gojën s’po guxon nga Kurti”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar presidenten Osmani për heshtjen e saj ndaj raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas Tahirit është pritë që presidentja të ketë një qartësi sa i përket raporteve me amerikanët, por që këtë veprim nuk e ka bërë akoma, pasi që sipas saj, nuk po guxon të flas nga kryeministri Albin Kurti.

“Osmani, fatkeqësisht është pritur të ketë një qartësi në raportet me amerikanët, pra të jetë partner. Është pritur, sepse ka një shkollim, mirëpo problemi i saj është që është bërë presidente me votat e Kurtit, sepse ajo nuk kishte vota, kishte parti të vogël. Meqenëse ka ardhur me votat e Kurtit, e ka bërë shef apo komisar politik e s’po guxon me fol, e ka mbyll gojën”, tha ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje, ish-kryenegociatorja tha se fatkeqësisht presidentja e vendit ka dështuar komplet në misionin që t’i mbrojë interesat shtetërore.

“A nuk është dashur që ajo sot me dalë si presidente kur e sheh që ambasadori amerikan live po flet për prishje të partneritet, kryeministri flet të kundërtën. E pakta është që presidenti i vendit me çua me thënë qëndrimin. Kushtetuta thotë që presidenti t’i mbrojë interesat kombëtare shtetërore, jo ka dështuar komplet fatkeqësisht”, deklaroi Tahiri.

Themes by WordPress