Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, priti sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, në ambjentet e Piramidës, në një aktivitet të planifikuar për të rinjtë me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.
“Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’iu luftuar, na mësoi t’ju urrenim ju. Na la të vdisnim në porta para se ju të jeni në vendin tonë. Sot iu mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë të ardhshme. Dikur një tempull i errësirës ky tempull zgjeron horizontet e rinisë sonë”, tha Rama.
Rama në emër të shqiptarëve tha se ne jemi të sigurt krah jush dhe ju jeni të sigurt në shtëpinë tonë.
”Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe sic u shkrua në ligjin tonë të parë çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta nga ju dhe ju jeni shumë të sigurtë në shtëpinë tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku im, shtoi ai.
/TV Arbëria