Amabsadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, para pak çasteve i është drejtuar mediave para ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Me këtë rast, Ambasadori ka pohuars se mesazhi i SHBA-ve për Rregulloren e BQK-së, për ndalimin e dinarit ka qenë i qartë.
Sipas tij, “Sekretari James O’Brien foli për këtë çështje këtë javë dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë. Ambasadorja jonë në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield gjithashtu ka qenë mjaft e qartë. Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore. Ne i kemi ngritur këto shqetësime edhe në publik dhe i kemi ngritur edhe në privat”, ka thënë Hovenier.
Po ashtu Hovenier ka shtuar se SHBA-të janë të shqetësuara dhe të frustrura më sjelljen e Qeverisë së Kosovës që nuk i kanë marrë në konsideratë këto rekomandime.
/TV Arbëria