Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se asnjëherë përvjetor me të zbehtë nuk ka pasur Kosova.
Tahiri tha se kjo për shkak se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë aq të mira.
“Asnjëherë përvjetor me të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur. Deri në vitin 2018 për çdo përvjetor kemi pasur nga një delegacion nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë në Kosovë, për të festuar së bashku me ne kremten përvjetorin e Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.
“Vendi ynë nuk e meriton të jetë nën sanksione nga ShBA-të. Ne gjithmonë e kemi pasur dhe do ta bëjmë rrugëtimin tonë strategjik së bashku me partnerin tonë pra ShBA”, shtoi ai.