Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ambasadori Amerikan Hovenier mban sot konferencë për media

Ambasadori Amerikan Hovenier mban sot konferencë për media

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, do të dalë në konferencë për media sot.

Hovenier do ta bëjë adresimin e tij në ora 15:00 para ambasadës amerikane në Kosovë.

Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë ai, mirëpo çështja më e përfolur së fundmi ka qenë çështja e moslejimit të përdorimit të valutave të tjera përpos euros nga Banka Qendrore e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërkuar që të shtyhej ky vendim për moslejimin e dinarit deri sa të ketë informata të mjaftueshme për qytetarët që deri tash e kanë përdorur këtë valutë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress