Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fisnik Ismaili tregon se si do të duket këtë vit “NEWBORN-i”

Fisnik Ismaili tregon se si do të duket këtë vit “NEWBORN-i”

Krijuesi i obeliskut “NEWBORN”, Fisnik Ismaili ka folur rreth kuptimit të këtij   objekti për 16-vjetorin e Pavarësisë.

Ismaili thotë se obelisku këtë vit do të jetë pa gjemba, pasi që këtë vit kosovarët mundën të udhëtojnë pa viza.

Ai ka deklaruar se gjysma e punës ka përfunduar dhe se do të jetë e gatshme për 17 shkurt.

“Çka po shihet këtu 60 për qind e punëve janë kryer, një ditë para pavarësisë punimet kryhen, largohen skelet dhe në ditë të pavarësisë është monumenti i kryer e nuk e vonojmë. Titulli është 7 qiejt, para disa viteve ka qenë një qiell me tela e gjemba si mesazh botës që na izoluar, 7 qiej, 7 shkronja, secila shkronja ka diçka të një qyteti ku mundemi me shku, është mesditë, duke perënduar dielli ose natë ose duke lindur dielli në ato 7 qytete që kemi i qit në shkronja”, thotë Ismaili.

Gjithashtu Ismaili ka folur edhe për propozimet që kanë shkuar në adresë të tyre, duke veçuar një për Gjykatën Speciale.

“Idetë për mesazh mundet me jep çdokush, është komisioni në institut të mbrojtjes që e aprovon  ose jo, përkrahje s’ka, kushdo që mundohet me dal në ide duhet me dal e me ngjyros me financim të vetin që është sfidë, din me u bë shumë ftoftë, merr ditë me ngjyros, për momentin jemi ne. Propozime ka pas një herë, ka pasur të bëj me Gjykatën Speciale dhe  se me çka po ndodh UÇK qysh po i njolloset emri”, ka thënë ai.

Tutje, foli edhe problemet me të cilat është ballafaquar ndërvite  për monumentin i cili tashmë ka zënë vendin e vet.

“Propozimi është bërë 11 ditë para shpalljes të pavarësisë mandej na u është dashur shumë mund atyre që e kanë organizuar atë se çfarë po duam të bëjmë, dhe tri ditë para shpalljes të pavarësisë kanë thënë po e pranojmë si pjesë zyrtare e manifestimit, e mandej ka dal që është pjesa më kryesore pas shpalljes së pavarësisë, e ka kulmuar mbrëmjen dhe atu si ka përfunduar përkrahja nga pushteti. Pesë vite nuk më kanë lënë më ngjyros, i kemi pasur disa probleme, kyçja në politikë i ka bërë njerëzit me ngurru ndonëse “NEWBORN-i” asnjëherë s’ka jep mesazhe politike, u shpreh ai.

/TV Arbëria

Themes by WordPress