Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bislimi raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Bislimi raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Fillon mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në të cilin ka nisur të raportojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë.

Mbledhja e këtij Komisioni ka qenë e mbyllur për media dhe se mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Time Kadrijaj insistonte që të ishin të pranishëm edhe mediat për të qenë më transparent por nuk u lejuan.

Më këtë rast Komisioni ka votuar draft-planin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.

/TV Arbëria