Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Remzie Zeqiraj zgjedhet komisionere parlamentare për FSK-në

Remzie Zeqiraj zgjedhet komisionere parlamentare për FSK-në

Me 49 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur komisionere parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqirajn. Zgjedhja e saj u bë pas dy raundeve të votimit, ndërkaq Fadil Hadergjonaj mori 43 vota.

Mandati i komisioneres parlamentare është pesëvjeçar.

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha njoftoi për kandidatët e propozuar nga komisioni funksional.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka prezantuar numrin e votave për secilin kandidat për komision parlamentar të FSK-së.

/TV Arbëria