Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Qeveria miraton tri marrëveshje me Malin e Zi, lidhen me fushën e drejtësisë

Qeveria miraton tri marrëveshje me Malin e Zi, lidhen me fushën e drejtësisë

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi, nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi si dhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se këto tri marrëveshje janë të rëndësishme dhe fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress